Krasniqi kritikon Kurtin: Studentët nuk mashtrohen kaq lehtë, ata e dinë se kjo nuk është ndihmë, por hipokrizi me llogari elektorale

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë për t’u shpërndarë 100 euro studentëve, vetëm disa ditë para mbajtjes së balotazhit të zgjedhjeve lokale. Në një postim në rrjetet sociale, Krasniqi e ka cilësuar këtë veprim si masë elektorale dhe mashtruese, duke theksuar se studentët nuk mashtrohen…

Lajme

06/11/2025 20:38

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë për t’u shpërndarë 100 euro studentëve, vetëm disa ditë para mbajtjes së balotazhit të zgjedhjeve lokale.

Në një postim në rrjetet sociale, Krasniqi e ka cilësuar këtë veprim si masë elektorale dhe mashtruese, duke theksuar se studentët nuk mashtrohen kaq lehtë dhe e kuptojnë që pagesa nuk është një ndihmë reale, por një përpjekje për të fituar vota, transmeton lajmi.net.

“Një kryeministër mashtrues që i ka harruar studentët për pesë vite, tani kinse po kujtohet për ta tri ditë para zgjedhjeve – jo për t’i ndihmuar, por duke dashur t’i mashtroj me nga një mesazh propagandistik dhe 100 euro në llogari. Por studentët nuk mashtrohen kaq lehtë. Ata e dinë se kjo nuk është ndihmë, por hipokrizi me llogari elektorale,” ka shkruar Krasniqi.

Ai ka nënvizuar se studentët dhe familjet e tyre do t’i japin përgjigjen e tyre më 9 nëntor, duke votuar me dinjitet dhe vetëdije:

“Prandaj, ata, bashkë me familjet e tyre që i edukojnë me sakrificë, më 9 nëntor do ta kthejnë përgjigjen e tyre meritore – me dinjitet, me votë dhe me vetëdije!”

Ky reagim i kreut të PDK-së vjen pas shpërndarjes së pagesave për rreth 49 mijë studentë që përfitojnë nga masa prej 100 eurosh për fillimin e vitit të ri akademik.

Postimi i plotë: 

Një kryeministër mashtrues që i ka harruar studentët për pesë vite, tani kinse po kujtohet për ta tri ditë para zgjedhjeve – jo për t’i ndihmuar, por duke dashur t’i mashtroj me nga një mesazh propagandistik dhe 100 euro në llogari.
Por studentët nuk mashtrohen kaq lehtë. Ata e dinë se kjo nuk është ndihmë, por hipokrizi me llogari elektorale.
Prandaj, ata, bashkë me familjet e tyre që i edukojnë me sakrificë, më 9 nëntor do ta kthejnë përgjigjen e tyre meritore – me dinjitet, me votë dhe me vetëdije!/lajmi.net/