Krasniqi kritikon këngën e Llalloshit për Kurtit: Patriotizmi i tyre mbetet vetëm në këngë, në vepra nuk ndalet tregtia me mafinë energjetike të Serbisë

Albert Krasniqi nga D+, ka reaguar pas këngës që kandidatja për deputete e VV-së, i ka kënduar dje kandidatit për kryeministër nga VV, Albin Kurtit. Krasniqi ka thënë se pushteti përmes muzikës turbo-folk, po mundohet të ndërtojë artificialisht imazhin e partisë dhe të liderit, shkruan lajmi.net. “Këto përpjekje kanë vetëm një synim që të arrijnë…

Lajme

15/12/2025 16:00

Albert Krasniqi nga D+, ka reaguar pas këngës që kandidatja për deputete e VV-së, i ka kënduar dje kandidatit për kryeministër nga VV, Albin Kurtit.

Krasniqi ka thënë se pushteti përmes muzikës turbo-folk, po mundohet të ndërtojë artificialisht imazhin e partisë dhe të liderit, shkruan lajmi.net.

“Këto përpjekje kanë vetëm një synim që të arrijnë te një audiencë me nivel më të ulët arsimimi dhe vetëdije kritike. Ironikisht, patriotizmi i tyre mbetet vetëm në këngë sepse në vepra nuk ndalet tregtia me mafien energjetike të Serbisë”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka thënë se kjo është tipike për partitë populiste që i atribuojnë vetes merita për procese dhe zhvillime ku nuk ka asnjë kontribut. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: