Krasniqi kritika për qeverinë: E kanë shkel kushtetutën disa herë, qerpiku nuk ju trembet

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se nuk ka ndodhur asnjëherë që pagat e sektorit publik të dalin me vonesa. ”A kanë dale pagat në mënyrë legale apo ilegale, me rendësi qytetarët i kanë marrë pagat, sepse ligji që e ka miratuar kjo qeveri e shtron këtë dilemë sepse neni përkatës nuk e lejon…

Lajme

02/10/2024 22:20

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se nuk ka ndodhur asnjëherë që pagat e sektorit publik të dalin me vonesa.

”A kanë dale pagat në mënyrë legale apo ilegale, me rendësi qytetarët i kanë marrë pagat, sepse ligji që e ka miratuar kjo qeveri e shtron këtë dilemë sepse neni përkatës nuk e lejon një pozicion të udhëhequr nga një ushtrues detyre më shume se 12 muaj, nuk kanë mujt me zgjedh drejtorin e thesarit për 2 orë”, tha Krasniqi për RTV 21.

Ai tutje ka shtuar se kjo qeveri e ka ”shkel kushtetutën disa herë, qerpiku nuk ju trembet”.