Krasniqi: Kosova nga sot po ecën në një tokë të panjohur, vendi ynë po rrezikon të shkoj drejt humnerës

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur nga foltorja e Kuvendit pas tentimit të fundit të dështuar për ta konstituar parlamentin. Krasniqi tha për VV-në se erdhën e kuan në këtë seancë pa përgjegjësi, transmeton lajmi.net “Sot ishte seanca e 54-të e tentimit për të konstituar Kuvendi. Kosova ende nuk ka institucione. Kemi vënë disa…

Lajme

26/07/2025 23:02

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur nga foltorja e Kuvendit pas tentimit të fundit të dështuar për ta konstituar parlamentin.

Krasniqi tha për VV-në se erdhën e kuan në këtë seancë pa përgjegjësi, transmeton lajmi.net

“Sot ishte seanca e 54-të e tentimit për të konstituar Kuvendi. Kosova ende nuk ka institucione. Kemi vënë disa rekorde të zeza për konstitumin e Kuvendit.”

“Ju i patë, siç i keni parë, si erdhën ashtu edhe shkuan, pa përgjigësi, pa nder, pa turp.”, tha ai fillimisht.

Tutje, ai tha se Kosova po rrezikon të shkoj drejt humnerës dhe se tash në pauzën kushtetuese, vendi po hynë në një territor të rrezikshëm.

“Përkundër këshillës së qartë të Kushtetueses për kompromis, kryeneçësia e Albin Kurtit ka qenë më e madhe se sa përgjegjësia e kërkuar, më e madhe bile se shteti, më e madhe se demokracia.”

“Fatkeqësisht Kosova nga sot po ecën nj tokë të panjohur, në një teren të rrezikshëm kushtetues, institucional e shoqëror, në një zonë gri, ku shteti nuk ka më busullë dhe qytetarët nuk kanë më adresë të qartë. Po shkelim në një tokë ku Kushtetuta nuk lexohet si kontratë e përbashkët e qytetarëve, por si dokument që shtrembërohet sipas interesit të ditës së atyre që kanë pushtet. Po shkelim në një tokë ku shumica s’është më vullnet po diktat, ku dialogu s’është më mjet për zgjidhje, por shenj e dobësisë. Në këtë rrugë të errët, i gjithë vendi ynë po rrezikon të shkoj drejt humnerës. Të dashur qytetarë, në këtë tokë të panjohur, ku po shkel vendi ynë sot, nuk jemi vetëm të humbur në koordinatat e brendshme, jemi gjithnjë më të humbur në hartat e ndërkombëtarëve. Në vetëm pak vite, kemi kaluar nga një vend që ishte shpresë e rajonit në një shtet që e shohin me shqetësim e mosbesim. Në vetëm pak vite, në partnerë i respektuar, në aktor të paparashikueshëm. Nga vend aspirant për integrim evropian, në një republikë që ka sanksione nga BE-ja e që rrezikon të mbetet e izoluar për një dekadë të tërë. Kosova sot ka më pak miq në botë se sa dje. Kosova sot nuk ka më zë sepse një qeveri e papërgjegjshme ia ka mbyllur gojën, jo vetëm institucioneve, por edhe aleancave që u ndërtuan me mund për mbi 25 vjet. Ky nuk është më thjesht izolim diplomatik, ky është rrezik real për shpërbërjen e funksionaliteti të shtetit tonë. Një shtet pa institucione, pa miq, pa integrim, pa përfaqësim, nuk është shtet funksional. Ne nuk jemi të izoluar vetëm nga Brukseli, jemi gjithnjë e më larg nga Uashingtoni, nuk komunikojmë fare me Tiranën. Jemi të braktisur në rajon, të përçarë në vendin tonë dhe ky është çmim i lartë që po e paguan Kosova për një qeverisje që zgjodhi.”, tha ai ndër të tjera./lajmi.net/