Krasniqi: Kosova do të mbetet gjithmonë mirënjohëse për rolin vendimtar të NATO-s dhe KFOR-it në lirinë e vendit tonë
Në ceremoninë e ndërrimit të Komandës në Shtabin e KFOR-it, mori pjesë edhe kreu i PDK-së, Memli Krasniqi. Në këtë ceremoni, Gjeneralmajor Ozkan Utulash nga Ushtria e Turqisë u rikthye në krye të detyrës si Komandant i Misionit të NATO-s në Kosovë, duke marrë detyrën nga Gjeneralmajor Enrico Barduani i Ushtrisë italiane. Krasniqi theksoi se…

Lajme
Në ceremoninë e ndërrimit të Komandës në Shtabin e KFOR-it, mori pjesë edhe kreu i PDK-së, Memli Krasniqi.
Në këtë ceremoni, Gjeneralmajor Ozkan Utulash nga Ushtria e Turqisë u rikthye në krye të detyrës si Komandant i Misionit të NATO-s në Kosovë, duke marrë detyrën nga Gjeneralmajor Enrico Barduani i Ushtrisë italiane.
Krasniqi theksoi se Kosova do të mbetet gjithmonë mirënjohëse për rolin vendimtar të NATO-s dhe KFOR-it në garantimin e paqes, sigurisë dhe mbrojtjen e lirisë së vendit.