Krasniqi: Kandidatin që propozohet për kryetar do ta votoj ‘pro’
Deputeti i zgjedhur nga Grupi Multietnik, Elbert Krasniqi ka thënë se çdo kandidat që do të propozohet nga Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit do të voton ‘pro’. Krasniqi këto komente i bëri pak para vazhdimit të seancës konstituive. “Si në çdo seancë tjetër edhe në këtë seancë kandidati që propozohet do të votoj pro edhe…

Lajme
Deputeti i zgjedhur nga Grupi Multietnik, Elbert Krasniqi ka thënë se çdo kandidat që do të propozohet nga Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit do të voton ‘pro’.
Krasniqi këto komente i bëri pak para vazhdimit të seancës konstituive.
“Si në çdo seancë tjetër edhe në këtë seancë kandidati që propozohet do të votoj pro edhe kështu do të vazhdoj”, tha ai.
Pas tri javësh, sot do të vazhdoj seanca konstituive të cilës i parapriu publikimi i plotë i aktgjykimit për ngërçin politik në vend nga Gjykata Kushtetuese.
Sipas këtij aktgjykimi brenda 30 ditësh duhet të ndodh konstituimi i Kuvendit të Kosovës dhe emri i kandidatit apo kandidates së propozuar për kryekuvendar nuk mund të votohet më shumë se tri herë.