Krasniqi ia mbyllë derën VV-së për komunat në balotazh: Ne nuk e mbështesim VV-në në asnjë garë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi pas takimit tek presidentja Osmani, ka folur për media. Ai në fund të paraqitjes është pyetur për koalicionin PDK-VV në komunën e Dragashit, në balotazhin e zgjedhjeve lokale, transmeton lajmi.net. Krasniqi tha se kjo pyetje më shumë është për VV-në, pasi ata po e mbështesin kandidatin e PDK-së. “Ne nuk…

Lajme

31/10/2025 14:20

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi pas takimit tek presidentja Osmani, ka folur për media.

Ai në fund të paraqitjes është pyetur për koalicionin PDK-VV në komunën e Dragashit, në balotazhin e zgjedhjeve lokale, transmeton lajmi.net.

Krasniqi tha se kjo pyetje më shumë është për VV-në, pasi ata po e mbështesin kandidatin e PDK-së.

“Ne nuk e mbështesim VV-në në asnjë garë”, tha Krasniqi, duke ia mbyllur derën Vetëvendosjes në të gjitha komunat ku gjenden në balotazh.

Kjo do të jetë një “goditje” për VV-në, sidomos në komunën e Prishtinës, ku edhe nëse fiton, nuk pritet ta ketë mbështetjen e PDK-së në asamble, që është partia e dytë me më së shumti asamblist. /lajmi.net/