Krasniqi i VV-së i “gjuhet” partive tjera me akuza bajate: Po e bllokoni mërgatën në koordinim me Listën Serbe
Anëtari i VV-së në KQZ, Alban Krasniqi e ka vazhduar avazin e gjuhës së urrejtjes në profilin e tij në Facebook. Pasi i dështoi iniciativa që mërgatës t’i dërgohen fletëvotimet me email, Krasniqi është lëshuar me akuza bajate kundër partive tjera, transmeton lajmi.net. “Pra, shkurt e shqip. Po e bllokojnë mërgatën në ushtrimin e të…
Lajme
Anëtari i VV-së në KQZ, Alban Krasniqi e ka vazhduar avazin e gjuhës së urrejtjes në profilin e tij në Facebook.
Pasi i dështoi iniciativa që mërgatës t’i dërgohen fletëvotimet me email, Krasniqi është lëshuar me akuza bajate kundër partive tjera, transmeton lajmi.net.
“Pra, shkurt e shqip. Po e bllokojnë mërgatën në ushtrimin e të drejtës së tyre kushtetuese dhe këtë po e bëjnë në koordinim me Listën Serbe.”, thuhet ndër të tjera në postimin e tij.
Postimi i plotë:
Sot, koalicioni PLDAKSrpska në KQZ i bashkuan votat për të tentuar ta pamundësojnë votimin e mërgatës përmes postës.
Në balotazhin e 9 nëntorit mbi 60% e mërgatës së regjistruar nuk kanë mundur të votojnë, sepse zarfet u kanë shkuar me vonesë, disave po i arrijnë edhe tash derisa zgjedhjet kanë përfunduar ka 2 jave.
Të trimëruar nga ky dështim ata janë mobilizuar ta pamundësojnë votimin përmes postës duke refuzuar tu dërgojmë mërgatës fletëvotimet me kode të enkriptuara përmes emailit me datë 12 dhjetor në mënyrë që ata të mund ti dërgojnë pastaj me kohë në kutitë postare në shtetet e tyre para datës 27 dhjetor.
Nga komunikimi që sekretariati i KQZ ka bërë me shërbimet postare publike dhe private vërtetohet që dërgimi i zarfeve me fletëvotime nga Kosova konsiderohet i parealizueshëm, ku shumica e zarfeve nuk mund të arrijnë në Kosovë para datës 5 janar.
Pra, shkurt e shqip. Po e bllokojnë mërgatën në ushtrimin e të drejtës së tyre kushtetuese dhe këtë po e bëjnë në koordinim me Listën Serbe.
Mirëpo, ata nuk mund ta ndalin mërgatën që të votojë në Kosovë.
Andaj, ardhja masive dhe votimi në atdheun tuaj me 28 dhjetor është përgjigja që duhet dhënë boshtit të së keqes në Republikën tonë./lajmi.net/