Krasniqi i përgjigjet Vuçiqit, nuk ka zgjedhje para tetorit 2025 për komunat veriore

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të premten ka kërkuar që në Kosovë të mbahen zgjedhje të jashtëzakoshme në veri të Kosovës. Kujtojmë se të njëjtët kryetarë ishin dorëhequr, më pas zgjedhjet ishin bojkotuar nga Lista Serbe në Kosovë. Rreth çështjes ka folur Elbert Krasniqi, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal. Ai ka thënë për mediumin…

Lajme

14/09/2024 23:54

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të premten ka kërkuar që në Kosovë të mbahen zgjedhje të jashtëzakoshme në veri të Kosovës.

Kujtojmë se të njëjtët kryetarë ishin dorëhequr, më pas zgjedhjet ishin bojkotuar nga Lista Serbe në Kosovë.

Rreth çështjes ka folur Elbert Krasniqi, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal.

Ai ka thënë për mediumin “Arbëria”, se  zgjedhjet në katër komunat veriore mund të mbahen gjatë muajit prill të vitit 2025.

Por ai ka shtuar se meqë zgjedhjet lokale janë në tetor 2025, nuk sheh mundësi që ato të mbahen në prill.

“Që të jemi të qartë, zgjedhjet në katër komunat veriore mund të mbahen gjatë muajit prill të vitit 2025 por meqenëse kalendari për zgjedhjet lokale është i caktuar për muajin tetor të po këtij, viti atëherë nuk shoh mundësi që zgjedhjet në këto komuna të mbahen në muajin prill. Këtë e mundëson udhëzimi administrativ i Qeverisë”, ka thënë Krasniqi.