Krasniqi: Grupi parlamentar multietnik në legjislaturën e 10-të do të përbëhet nga 8 deputetë
Kryetari i Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës (IRDK), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se në legjislaturën e 10-të të Kuvendit të Kosovës, grupi parlamentar multietnik do të përbëhet nga gjithsej tetë deputetë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Krasniqi ka bërë të ditur se ky grup do të përfshijë deputetë nga partitë KDTP, VAKAT, NDS,…
Lajme
Kryetari i Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës (IRDK), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se në legjislaturën e 10-të të Kuvendit të Kosovës, grupi parlamentar multietnik do të përbëhet nga gjithsej tetë deputetë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Krasniqi ka bërë të ditur se ky grup do të përfshijë deputetë nga partitë KDTP, VAKAT, NDS, IRDK, PSA, SPO dhe LPRK.
Ai ka theksuar se përkushtimi i këtij grupi është që të japë kontributin e tij në formimin e institucioneve të reja të Republikës së Kosovës, sa më parë.
“Të përkushtuar të japim kontributin tonë në formimin e institucioneve të republikës sa më parë,” ka shkruar Krasniqi