Krasniqi Goodman dhe Tahiri emërohen të deleguara për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu ka takuar sot Vasfije Krasniqi Goodman dhe Shyhrete Tahirin, të cilat janë emëruar të deleguara të posaçme për çështjen e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës. “Gjatë takimit u vlerësua guximi dhe qëndrueshmëria e tyre, si dhe roli i rëndësishëm që kanë luajtur në thyerjen e heshtjes…

Lajme

10/04/2026 17:27

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu ka takuar sot Vasfije Krasniqi Goodman dhe Shyhrete Tahirin, të cilat janë emëruar të deleguara të posaçme për çështjen e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës.

“Gjatë takimit u vlerësua guximi dhe qëndrueshmëria e tyre, si dhe roli i rëndësishëm që kanë luajtur në thyerjen e heshtjes dhe në kërkimin e drejtësisë për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

“U theksua se zëri i tyre ka ndihmuar që kjo çështje të trajtohet me dinjitet dhe seriozitet, si në vend ashtu edhe në arenën ndërkombëtare dhe se angazhimi i tyre tashmë ka edhe dimension institucional”.

Në takim po ashtu u diskutua për vazhdimin e bashkëpunimit me institucionet dhe për avancimin e të drejtave të tyre.