Krasniqi fton për pjesëmarrje masive në protestën e nesërme në Tiranë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka ftuar të gjithë popullin shqiptar që të marrë pjesë në protestën e organizuar nga OVL e UÇK-së për çlirimtarët në Hagë, e cila do të mbahet nesër në Tiranë, me fillim nga ora 17:00. Krasniqi ka thënë se kjo protestë është thirrja e të gjithë shqiptarëve,…

Lajme

16/10/2025 12:51

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka ftuar të gjithë popullin shqiptar që të marrë pjesë në protestën e organizuar nga OVL e UÇK-së për çlirimtarët në Hagë, e cila do të mbahet nesër në Tiranë, me fillim nga ora 17:00.

Krasniqi ka thënë se kjo protestë është thirrja e të gjithë shqiptarëve, kudo që jetojnë, për të mbrojtur historinë, dinjitetin dhe luftën tonë për liri. “Ftoj bashkëqytetarët dhe shqiptarët kudo që janë, që të marrin pjesë në protestën në mbështetje të çlirimtarëve që mbahet nesër ne Tiranë. Faleminderit të gjithëve”, është shprehur Krasniqi.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi fton për pjesëmarrje masive në protestën e nesërme në Tiranë Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka ftuar të gjithë popullin shqiptar që të marrë pjesë në protestën e organizuar nga OVL e UÇK-së për çlirimtarët në Hagë, e cila do të mbahet nesër në Tiranë, me fillim nga ora 17:00.