Krasniqi e quajti Ramën “vrasës”, Deliu-Kodra: Mos u çuditni kur rrjetet sociale mbushen me profile anonime që shpifin
Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Blerta Deliu Kodra ka reguar pasi anëtari i VV-së në KQZ, Alban Krasniqi e ka quajtur “vrasës” kryetarin e Prishtinës, Përparim Ramën. Ajo ka shkruar se “Lule Gjelat” gjenden te gjuha që përdorin vetë eksponentët e Lëvizjes Vetëvendosje. “Kur një anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e quan publikisht Kryetarin…
Lajme
Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Blerta Deliu Kodra ka reguar pasi anëtari i VV-së në KQZ, Alban Krasniqi e ka quajtur “vrasës” kryetarin e Prishtinës, Përparim Ramën.
Ajo ka shkruar se “Lule Gjelat” gjenden te gjuha që përdorin vetë eksponentët e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Kur një anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e quan publikisht Kryetarin e Prishtinës “vrasës”, pa asnjë vendim gjykate, atëherë askush nuk duhet të çuditet pse rrjetet sociale janë mbushur me profile anonime që shpifin, etiketojnë dhe linçojnë njerëz çdo ditë. “Lule Gjelat” nuk lindën rastësisht. Ato ushqehen nga një kulturë politike ku shpifja zë vendin e argumentit, etiketa zë vendin e debatit dhe urrejtja paraqitet si aktivizëm. Kur kjo gjuhë vjen edhe nga njerëz që mbajnë funksione në institucione që duhet të jenë të paanshme, problemi nuk është më një koment në Facebook. Problemi është standardi që po i servohet shoqërisë”, ka shkruar Deliu. /Lajmi.net/