Krasniqi e lidhë Demarkacionin me kravatat e Thaçit e Mustafës (Video)

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka thënë se kryeministri Isa Mustafa duhet të ketë kujdes përpara se ta dërgojë në Kuvend çështjen e ratifikimit të marrëveshjes me Malin e Zi.

Lajme

11/07/2016 22:54

Krasniqi në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit ka ripërsritur se duhet të ketë rishikim të tërësishëm të këtij procesi.

Gjatë kësaj interviste Krasniqi ka dhënë edhe një version interesant se pse diplomatja e lartë amerikan Victoria Nuland ka qëndruar dje në Kosovë dhe pse nuk janë takuar me opozitën.

Sipas tij, zyrtaren amerikane e kanë ftuar vetë Mustafa e Thaçi, për t’i bërë presion opozitës për çështjen e Demarkacionit.

Madje, sipas tij, takimi ka qenë formal, dhe Thaçit e Mustafes nuk i është lejuar as vendosja e kravatave.

Por ish-kryetari i Kuvendit ia ka huqur në rastin e kryeministrit pasi siç mund ta shihni në foto më poshtë, Mustafa mbanë kollare në takimin me Nulland.

YouTube player