Krasniqi: Drenicasit kanë vullnet politik për ndryshime
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, i ka uruar qytetarët e Drenasit për rezultatin e zgjedhjeve të djeshme

Lajme
Ai ka deklaruar se vdekja politike nuk vjen nga kundërshtarët politik, por nga vullneti i qytetarëve me votën e tyre. Sipas tij, tashmë drenicasit po tregojnë se duan ndryshime.
Krasniqi po konsideron se qytetarët e Drenasit, politikës i dhanë leksion politik.
Deklarata e plotë e Krasniqit:
URIME QYTETARË TË DRENASIT!
Qytetarë te Drenasit,
Ju dje treguat fuqishëm se Vdekja politike, askujt nuk i vie nga kundërshtarët politik!
Vdekja politike e secilit vie nga nënshtrimi i vullnetshëm i gjithësecilit njeri!
Këta Burrat e Mëdhenjë (ne foto) te Lavdisë Shqiptare edhe pse u ndeshën me armiqtë e shumtë.
Vdekja i bëri të përjetshëm politikisht e kombtarisht!
Mos të harrojmë! Keta pos shumësisë armike i kishin dhe kundërshtarët politik dhe jo të paktë brenda llojit!
Qytetarêt e Drenasit dje përseri politikës shqiptare ia dhanë një leksion politik!
Vullneti politik i drenicasëve me shumicë ishte për ndryshim! Ndryshim ne qeverisje.
Urime qytetarë te Drenasit!
Vullneti Juaj do të triumfoj!
Ne i bindemi vullnetit tuaj!
Ne nuk duam dhunshëm ta rrembejmë besimin tuaj!
Mos harroni, ndryshimi ka vetëm një emër – Isa Xhemajlaj!
Ju priftë e mbara!