Krasniqi: “Drejtësi për heronjtë tanë, Liri për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka publikuar një mesazh të fuqishëm në rrjetet sociale lidhur me protestën e zhvilluar sot në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve dhe ish-luftëtarëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Në postimin e tij, Krasniqi shprehet me emocion dhe krenari: “Vetëm Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe drejtësia…

Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka publikuar një mesazh të fuqishëm në rrjetet sociale lidhur me protestën e zhvilluar sot në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve dhe ish-luftëtarëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Në postimin e tij, Krasniqi shprehet me emocion dhe krenari:
“Vetëm Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe drejtësia për historinë tonë mund t’i mbledhin shqiptarët kështu – me mijëra, me zemër, me besë e nder. Sot, Tirana u bë zëri dhe qëndrimi i përbashkët i të gjithë shqiptarëve anekënd botës.”, transmeton lajmi.net.
Ai gjithashtu përmend emrat e ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe shokët e tyre, duke theksuar:
“Jemi bashkë, deri në fund. Deri në ditën kur heronjtë tanë të luftës e të paqes të kthehen në mesin tonë, të lirë e krenarë.”
Krasniqi ka përfunduar mesazhin me kërkesën e qartë: Drejtësi dhe vetëm drejtësi, duke i uruar liri Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./lajmi.net/