Krasniqi: Do të jem vetëm pjesë e një koalicioni ku kryeministër është Albin Kurti

Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, në një konferencë për media doli Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elber Krasniqi. Me këtë rast, Krasniqi tha se do të hyjë në koalicion vetëm me Albin Kurtin kryeministër. “Po, në bashkëpunim me kryeministrin Kurti do të jem pjesë e koalicionit të ardhshëm qeveritar dhe tashmë është shumë…

Lajme

12/03/2025 12:47

Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, në një konferencë për media doli Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elber Krasniqi.

Me këtë rast, Krasniqi tha se do të hyjë në koalicion vetëm me Albin Kurtin kryeministër.

“Po, në bashkëpunim me kryeministrin Kurti do të jem pjesë e koalicionit të ardhshëm qeveritar dhe tashmë është shumë mirë i definuar ky partneritet i joni që fillon nga viti 2019 kur kam qenë pjesë e grupit parlamentar të Vetëvendosjes. Kështu që gjithçka është parimore dhe është e bazuar në këtë mirëbesimin e krijuar në këto katër vite si ministër, kështu që s’ka asnjë dyshim që do të jem pjesë e koalicionit të ardhshëm qeveritar dhe do të jem vetëm pjesë e një koalicioni ku kryeministër është Kurti”, tha Krasniqi.

Krasniqi deklaroi se s’mund të flasë në emër të minoriteteve tjera jo serbe se me kë do të bëjnë koalicion.

“Por nga diskutimet që kam edhe me kolegë tjerë që janë në qeveri, partnerë kësaj qeverie, vullneti i gjithë tyre është që të jenë pjesë e Qeverisë Kurti 3 e cila do të jetë në ardhje shumë shpejt”,përfundoi ai./Lajmi.net/