Krasniqi: Do të boksoj edhe për pesë vjet

Robin Haxhi Krasniqi i është rikthyer karrierës së tij me një fitore të madhe me nokaut para pak ditësh në Munchen të Gjermanisë, ku lufta zgjati vetëm pesë raunde. Pak ditë pas këtij suksesi, Krasniqi u kthye në Kosovë, ku sot mbajti një konferemcë për media, në të cilën foli për suksesin dhe objektivat e…

Sport

05/03/2023 10:27

Robin Haxhi Krasniqi i është rikthyer karrierës së tij me një fitore të madhe me nokaut para pak ditësh në Munchen të Gjermanisë, ku lufta zgjati vetëm pesë raunde.

Pak ditë pas këtij suksesi, Krasniqi u kthye në Kosovë, ku sot mbajti një konferemcë për media, në të cilën foli për suksesin dhe objektivat e tij.

Ai tha se rikthimi në ring me fitore ishte një gjë e pritur pasi ishte përgatitur shumë dhe se kjo e ka motivuar për të vazhduar edhe më fuqishëm përpara.

Madje, ai zbuloi se me formën aktuale dhe me përgatitjet, në të cilat është duke i bërë do të jetë aktiv në boks edhe për së paku pesë vjet të tjera.

“Ka qenë një ndjenjë shumë e mirë, sidomos pas një viti e gjysëm të kthehem aty ku e kemi lënë vetëm edhe më i fortë, të kthehem me një fitore ka qenë me të vërtetë kënaqësi e madhe. Jemi duke e shijuar çdo ditë, çdo moment edhe është kthyer vullneti shumë fuqishëm. Një kohë kam menduar, thosha po boksoj edhe dy vite, por Burimi na i ka ndezur të gjitha sinjalet edhe po e shoh që janë edhe pesë vite të forta përpara.”, shtoi Krasniqi.

Ai më pas foli më vështirësitë që ka hasur në karrierën e tij, duke thënë se ka kaluar net të tëra pa gjumë për të arritur objektivat e tij, teksa u bëri thirrje të rinjve që të punojnë dhe t’i arrijnë objektivat e tyre brenda Kosovës./Lajmi.net/