Krasniqi: Dhembje e pafund për vdekjen tragjike të tre fëmijëve në Jabllanicë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi u ka shprehur ngushëllime familjeve të tre fëmijëve që humbën jetën të shtunën si pasojë e shembjes së një shtëpie të pabanueshme në Jabllanicë të Gjakovës. Krasniqi ka thënë se në këto momente zie, qëndron pranë familjeve të tyre me zemër e mendje, për të ndarë…

Lajme

02/02/2025 12:16

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi u ka shprehur ngushëllime familjeve të tre fëmijëve që humbën jetën të shtunën si pasojë e shembjes së një shtëpie të pabanueshme në Jabllanicë të Gjakovës.

Krasniqi ka thënë se në këto momente zie, qëndron pranë familjeve të tyre me zemër e mendje, për të ndarë dhembjen e tyre të madhe.

“Ngushëllimet më të sinqerta për të gjithë. Zoti ju dhashtë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë”, ka shkruar Krasniqi në profilin e tij në Facebook. /Lajmi.net/