Kraki thotë se nuk e di sa e ka rrogën në Kuvend: Kam lexuar se është 1 mijë e 700 euro, nuk e kam shikuar ende nuk e di

Deputeti i GUXO-s, Nezir Kraki, ka komentuar situatën e bllokimit të Kuvendit, duke akuzuar opozitën për barrikadim. “Thash mos deshe të më pyesësh për kerrin klasik, çështja e bllokimit është krejt e qartë, opozita është barrikaduar kundër komisionit, nuk kuptohet pse. Është puna e pagave është e çështje e ndjeshme, duhet që rregullat e lojës…

Lajme

31/05/2025 12:02

Deputeti i GUXO-s, Nezir Kraki, ka komentuar situatën e bllokimit të Kuvendit, duke akuzuar opozitën për barrikadim.

“Thash mos deshe të më pyesësh për kerrin klasik, çështja e bllokimit është krejt e qartë, opozita është barrikaduar kundër komisionit, nuk kuptohet pse. Është puna e pagave është e çështje e ndjeshme, duhet që rregullat e lojës me respektuar me bë të gjithë bashkë Kuvendit. Nuk e kam shikuar ende, nuk e di sa e kam pagën, e kam lexuar që është 1 mijë e 700 euro paga bazë por nuk i di detajet”, theksoi ai.

Ai shtoi se çështja e pagave është e ndjeshme dhe se të gjithë duhet të respektojnë rregullat për të funksionalizuar Kuvendin.

Sa i përket pagës së deputetit, Kraki u shpreh se nuk i ka parë ende detajet, por ka lexuar se është rreth 1,700 euro.