Kraki, që e quajti Kosovën shtet bandit, e harron gazin në Kuvend, e molotovin jashtë tij, e quan ‘dhunë’ përplasjen e Musliut me Deharin

Deputeti i VV-së, Nezir Kraki, po bëhet më VV se VV-ja. Ai ka eskaluar duke thënë se fundi i bandave në Kosovë, është shpëtim. Kraki ka harruar se si kishte gjuajtur gaz, sprej e vezë VV-ja në Kuvend, e Molotov jashtë tij. Ai e ka quajtur dhunë përplasjen e Ganimete Musliut me Avni Deharin. Postimi:…

Lajme

23/07/2025 14:41

Deputeti i VV-së, Nezir Kraki, po bëhet më VV se VV-ja.

Ai ka eskaluar duke thënë se fundi i bandave në Kosovë, është shpëtim.

Kraki ka harruar se si kishte gjuajtur gaz, sprej e vezë VV-ja në Kuvend, e Molotov jashtë tij.

Ai e ka quajtur dhunë përplasjen e Ganimete Musliut me Avni Deharin.

Postimi:

Fundi i bandave politike

Kulturen e bandave politike per te cilat flas shpesh e pame sot edhe ne Kuvend.

Se bandat kane halle tjera, prandaj edhe dhunen e kane normalizu si mjet per arritjen e qellimeve te tyre, qellime qe bien ndesh me interesat e Kosoves.

Prandaj Kosoves i duhet qeveria Kurti 3 ne menyre qe logjika e dhunes dhe e hajnise mos te behet normë ne kete vend.

Fundi i bandave politike eshte shpetimi i Kosoves.