Kraki: Kjo tema e tokave te Manastirit n’Deçan, është arma me e lodhtë qe mundesh me ia drejtu Albin Kurtit

Deputeti i “Guxo”, Nezir Kraki ka reaguar në lidhje me çështjen e tokave të Manastirit të Deçanit e cili u aktualizua pas deklaratës së ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq kishte thënë se ishte këmbëngulja e tij që çoi në zbatimin e vendimit për bartjen e 24 hektarëve Manastirit të Deçanit, me ç’rasti, sipas…

Lajme

09/03/2026 09:21

Deputeti i “Guxo”, Nezir Kraki ka reaguar në lidhje me çështjen e tokave të Manastirit të Deçanit e cili u aktualizua pas deklaratës së ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq kishte thënë se ishte këmbëngulja e tij që çoi në zbatimin e vendimit për bartjen e 24 hektarëve Manastirit të Deçanit, me ç’rasti, sipas tij, kryeministri Albin Kurti i kishte thënë se “po e bëj për shkakun tënd”.

Për këtë Kraki thotë se kjo është një amë e lodhtë që mundësh me ia drejtu Albin Kurtit.

“Kjo tema e tokave te Manastirit n’Deçan eshte arma me e lodhte qe mundesh me ia drejtu Albin Kurtit. Ky as s’ka qenë n’pushtet kur u be ajo marrezi as s’ka pase gjasa me e zhbë nje vendim definitiv te Gjykates kushtetuese. Krejt e dime qe fajin e ka Komuna e Deçanit qe nuk eshte brengos ose s’ka guxu me u brengos per ate pune dhe ka leju qe afatet e Gjykates me kalu ne favor te Manastirit. Nga pakujdesia ose nga lakmia une nuk e di por e di qe s’ka turp me te madh sesa akuzat ndaj Albinit per kete çeshtje.  Keshtuqe, mos u lodhni kot se ajo pune ka shku e fajtori dihet sikur per Asociacionin qe dihen fajtoret”, ka shkruar ai