Krahasimi i zgjedhjeve 2021 dhe 2025: Kush humbi dhe kush fitoi vota?

LVV në zgjedhjet 2021 mori 438.335 vota të qytetarëve ose 50.28 për qind. Por në zgjedhjet 2025 kjo parti shënoi rënie duke fituar 396.787 vota ose 42.30%. Në total i bie që partia e Albin Kurtit ka marrë 41.548 vota më pak. PDK para katër vjetësh mori 148.285 vota ose 17 për qind, teksa më…

Lajme

15/03/2025 19:32

LVV në zgjedhjet 2021 mori 438.335 vota të qytetarëve ose 50.28 për qind. Por në zgjedhjet 2025 kjo parti shënoi rënie duke fituar 396.787 vota ose 42.30%. Në total i bie që partia e Albin Kurtit ka marrë 41.548 vota më pak.

PDK para katër vjetësh mori 148.285 vota ose 17 për qind, teksa më 2025 kjo parti shënoi rritje në 20.95 për qind, ose 196.474 vota. Në total i bie se partia e Memli Krasniqi ka mare 48.189 vota më shumë.

LDK u rendit e treta edhe në zgjedhjet 2021 kur mori 110.985 vota ose 12.7 për qind, teksa më 9 shkurt 2025 kjo parti shënoi ngritje duke marrë 18.27% ose 171.357 vota. Në total i bie që partia e Lumir Abdixhikut ka rritje 60.372 vota ose 12.183 vota më shumë se PDK-ja.

AAK-NISMA nuk garuan së bashku në zgjedhjet 2021. AAK kishte garuar e vetme duke dalë e katërta me 62.111 vota ose 7.12 për qind. Në zgjedhjet e 9 shkurtit, partia e Ramush Haradinajt ishte në koalicion me Nismën e Fatmir Limajt duke fituar 66.256 vota ose 7.06% që paraqet një ngritje prej pak më shumë 4 mijë vota.

Nisma Socialdemokrate në zgjedhjet 2021 kishte marrë 21.997 vota ose 2.52% duke mos arritur të kalojë pragun zgjedhor.

Lista Serbe para katër vjetësh mori 44.407 vota ose 5.09%, ndërsa më 9 shkurt 2025 ajo shënoi rënie prej 4.492 votash – duke marrë gjithsej 39.915 vota ose 4.26%.