KQZ: Votimi në përfaqësitë diplomatike do të zhvillohet më 27 dhjetor
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, po vijon përgatitjet për zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale të 28 dhjetorit. Edhe në këto zgjedhje, si në të gjitha të tjerat, do të votojnë edhe mërgata. KQZ ka njoftuar sot se votimi në përfaqësi diplomatike do të zhvillohet më 27 dhjetor 2025, shkruan lajmi.net. “Të drejtë votimi në përfaqësi diplomatike kanë…
Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, po vijon përgatitjet për zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale të 28 dhjetorit.
Edhe në këto zgjedhje, si në të gjitha të tjerat, do të votojnë edhe mërgata.
KQZ ka njoftuar sot se votimi në përfaqësi diplomatike do të zhvillohet më 27 dhjetor 2025, shkruan lajmi.net.
“Të drejtë votimi në përfaqësi diplomatike kanë vetëm personat që janë regjistruar me sukses për votim në përfaqësi diplomatike. Votuesi identifikohet përmes një dokumenti të vlefshëm identifikues, të lëshuar nga Republika e Kosovës, si: letërnjoftim, pasaportë, leje e vozitjes”, ka njoftuar KQZ.
Ata kanë njoftuar se votimi fillon nga ora 07:00 dhe mbyllet në ora 19:00, sipas orës lokale të vendit përkatës.
KQZ ka njoftuar mërgatën edhe se si duhet të votoj.
“1. Sigurohuni që fletëvotimi është i vulosur në pjesën e pasme. 2. Në kutinë e votimit gjeni broshurën me numrat dhe emrat e subjekteve dhe kandidatëve që garojnë në zgjedhje. 3. Në anën e majtë të fletëvotimit, duhet të shënjoni vetëm një subjekt politik. 4. Në anën e djathtë të fletëvotimit, mund të zgjidhni deri në dhjetë kandidatë për deputetë të atij subjekti politik. 5. Për të mbrojtur fshehtësinë e votës, paloseni fletëvotimin para se të largoheni nga kabina dhe më pas vendoseni në kutinë e votimit”, ka njoftuar KQZ mërgatën.
Ata i kanë rikujtuar diasporës, se vota e tyre është e rëndësishme.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale do të mbahen më 28 dhjetor në të gjithë Kosovën. Në këtë garë, për kryeministër garon kreu i VV-së, Albin Kurti, kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ai i LDK-së Lumir Abdixhiku, i AAK-së Ramush Haradinaj dhe ai i Nismës Fatmir Limaj. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë i KQZ-së: