KQZ vë fokusin te zgjedhjet lokale te tetorit, thonë se nuk kanë diskutuar për zgjedhje të mundshme nacionale
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se Komisioni aktualisht po bën përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në tetor, ndërsa ka thënë se KQZ nuk ka diskutuar për raportimet në media lidhur zgjedhjet eventuale të jashtëzakonshme për Kuvendin e Kosovës. “Zhvillimet politike KQZ nuk i komenton dhe sa i takon KQZ-së ne organizojmë një proces…

Lajme
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se Komisioni aktualisht po bën përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në tetor, ndërsa ka thënë se KQZ nuk ka diskutuar për raportimet në media lidhur zgjedhjet eventuale të jashtëzakonshme për Kuvendin e Kosovës.
“Zhvillimet politike KQZ nuk i komenton dhe sa i takon KQZ-së ne organizojmë një proces zgjedhor pasi ai të jetë shpallur nga institucioni përkatës siç është presidenti.
“Të them të drejtën KQZ nuk është se ka diskutuar për përflitjet nëpër media ose opinione të ndryshme që shfaqen më media për një proces të ri zgjedhor për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës dhe natyrisht në këtë drejtim as nuk ka diskutuar për një proces të ri zgjedhor apo impaktin që mund të ketë. E gjithë puna e KQZ-së në këtë kohë është e orientuar në organizimin e zgjedhjeve lokale që kërkon shumë angazhim meqenëse janë dy lloje të zgjedhjeve për kryetar të komunave dhe kuvendeve komunale”, theksoi Elezi për RTV21.
Së shpejti do të hapet edhe periudha e aplikimit të subjekteve politike për certifikim dhe për dallim nga zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet lokale numri i kandidatëve është shumëfish më i lartë dhe ka specifika dhe një ngarkesë në organizim dhe e gjithë puna e KQZ-së është e orientuar në këtë drejtim”, tha Elezi.