KQZ synon të përfundojë sot numërimin e votave nga ambasadat, më pas nis numërimi i votave me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve synon që të përmbyllet gjatë ditës së sotme, procesin e numërimit të votave të ardhura nga përfaqësitë diplomatike. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. Ky i fundit ka shtuar edhe se, me të përfunduar procesi në fjalë, menjëherë do të nisë numërimi i votave me postë. Aktualisht,…

Lajme

12/06/2026 16:43

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve synon që të përmbyllet gjatë ditës së sotme, procesin e numërimit të votave të ardhura nga përfaqësitë diplomatike.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ky i fundit ka shtuar edhe se, me të përfunduar procesi në fjalë, menjëherë do të nisë numërimi i votave me postë.

Aktualisht, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke zhvilluar procesin e numërimit të votave nga përfaqësitë diplomatike. Përpjekjet e KQZ-së janë që numërimi i këtyre fletëvotimeve të përfundojë gjatë ditës së sotme, e premte. Menjëherë pas përfundimit të këtij procesi, do të fillojë numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë.”, ka thënë Elezi për Express.