KQZ sot nis numërimin e votave me post

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve sot, më 2 janar nga ora 10:00, fillon numërimi i fletëvotimeve që kanë ardhur nga votimi jashtë Kosovës, përfshirë edhe ato të dërguara përmes postës. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri tani nga kutitë postare në Berlin dhe Bernë janë pranuar mbi 28 mijë e 500 pako me fletëvotime.…

Lajme

02/01/2026 08:15

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve sot, më 2 janar nga ora 10:00, fillon numërimi i fletëvotimeve që kanë ardhur nga votimi jashtë Kosovës, përfshirë edhe ato të dërguara përmes postës.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri tani nga kutitë postare në Berlin dhe Bernë janë pranuar mbi 28 mijë e 500 pako me fletëvotime. Pas procesit të vlerësimit, janë aprovuar 27,600 pako, ndërsa më shumë se 950 janë refuzuar, kryesisht për shkak të mungesës së dëftesës së regjistrimit të votuesit në pako, transmeton lajmi.net.

KQZ ka bërë të ditur se procesi i tërheqjes së zarfeve nga kutitë postare ende vazhdon dhe pritet të përfundojë më 2 dhe 5 janar 2026. Aktualisht nuk dihet ende se sa nga rreth 58 mijë shtetas të regjistruar për votim me postë e kanë ushtruar të drejtën e votës.

Ndërkohë, nga votimi i organizuar në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, nga 19,187 shtetas të regjistruar, kanë votuar 16,165, që përbën 84.24 për qind të pjesëmarrjes./lajmi.net/