KQZ: Shorti për subjektet tërhiqet të hënën

Subjektet politike të certifikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të tërheqin nesër numrat e tyre për renditje në fletëvotimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025. Kështu ka bërë të ditur për lajmi.net, nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. Elezi ka thënë se ky takim do…

Lajme

05/01/2025 11:13

Subjektet politike të certifikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të tërheqin nesër numrat e tyre për renditje në fletëvotimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Kështu ka bërë të ditur për lajmi.net, nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Elezi ka thënë se ky takim do të nis nga ora 11:00.

“Ju njoftoj se shorti për renditjen e subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, do të mbahet ditën e hënë, më 6 janar 2025, duke filluar prej orës 11:00”, ka thënë Elezi.

Tutje sipas tij tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim, do të bëhet duke krijuar kushte të barabarta për të gjitha subjektet politike dhe trasparencë të plotë.

“Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim, do të bëhet duke krijuar kushte të barabarta për të gjitha subjektet politike dhe trasparencë të plotë”, tha ai.

Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim i paraprinë aktiviteteve zgjedhore, siç është miratimi i përmbajtjes së dizajnit dhe fletëvotimit të zgjedhjeve.

Pasi KQZ të miratojë fletëvotimin e zgjedhjeve, më 9 janar do të fillojë procesi i votimit jashtë Kosovës për votuesit e regjistruar për të votuar përmes postës, derisa më 11 janar subjektet politike do të fillojnë zyrtarisht fushatën zgjedhore. /Lajmi.net/