KQZ: Rinumërohen 10 nga 16 kutitë e votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se po vazhdon procesi i rinumërimit të kutive të votimit, vendimin për rinumërimin e të cilave e ka marrë KQZ në mbledhjen e djeshme. Nga dje pasdite e deri sot në ora 10:00, janë rinumëruar 10 nga 16 kutitë e votimit, shkruan lajmi.net. “Rinumërimi i 16 kutive të votimit,…

Lajme

23/10/2025 11:04

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se po vazhdon procesi i rinumërimit të kutive të votimit, vendimin për rinumërimin e të cilave e ka marrë KQZ në mbledhjen e djeshme.

Nga dje pasdite e deri sot në ora 10:00, janë rinumëruar 10 nga 16 kutitë e votimit, shkruan lajmi.net.

“Rinumërimi i 16 kutive të votimit, që i takojnë 12 vendvotimeve të komunave të ndryshme, planifikohet të përfundojë në mesditën e sotme. Rezultatet nga ky rinumërim pasqyrohen platformën për rezultate https://resultslocal2025.kqz-ks.org/, në rubrikën “Rezultatet QNR – Rinumëruara””, ka njoftuar KQZ.

KQZ dje ka marrë vendim për rinumërimin e fletëvotimeve të 16 kutive të votimit.

Këto kuti i takojnë vendvotimeve të komunave të ndryshme.

Pesë prej këtyre kutive i takojnë zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe 11 të tjera nga zgjedhjet për Kuvende Komunale.

Sipas Rregullores Zgjedhore për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, kutia e votimit rekomandohet për rinumërim në rast të konstatimit të mospërputhjeve, kur numri i nënshkrimeve në Listën e Votuesve është më i madh se numri i fletëvotimeve në kuti të votimit apo numri i nënshkrimeve në listën e votuesve është më i vogël se numri i fletëvotimeve në kuti. /Lajmi.net/