KQZ rikujton të drejtat e subjekteve politike gjatë fushatës zgjedhore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka rikujtuar të drejtat që u takojnë subjekteve politike gjatë periudhës së fushatës zgjedhore për zgjedhjet e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Sipas njoftimit të KQZ-së, gjatë fushatës zgjedhore subjektet politike kanë të drejtë të organizojnë tubime, ngjarje politike, debate publike, konferenca për media dhe aktivitete të tjera të ngjashme,…

Lajme

17/12/2025 12:25

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka rikujtuar të drejtat që u takojnë subjekteve politike gjatë periudhës së fushatës zgjedhore për zgjedhjet e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të KQZ-së, gjatë fushatës zgjedhore subjektet politike kanë të drejtë të organizojnë tubime, ngjarje politike, debate publike, konferenca për media dhe aktivitete të tjera të ngjashme, transmeton lajmi.net.

Po ashtu, partitë politike mund të publikojnë dhe shpërndajnë materiale zgjedhore, përfshirë afishe, reklama dhe përmbajtje të tjera promovuese.

KQZ thekson se fushata mund të zhvillohet edhe përmes mediave audiovizive dhe të shkruara, rrjeteve telefonike, sistemit postar dhe mjeteve të tjera reklamuese, me kusht që të respektohen Kodi i Mirësjelljes, rregullat e KQZ-së dhe ligjet në fuqi.

Komisioni u bën thirrje subjekteve politike që gjatë gjithë fushatës të respektojnë kornizën ligjore dhe standardet e përcaktuara për një garë të drejtë dhe të barabartë zgjedhore./lajmi.net/