KQZ publikon të dhënat: Deri tani, mbi 14 mijë votues më shumë sot se në zgjedhjet e 9 shkurtit
Sot, në të gjitha Komunat e Kosovës, po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale. Nga rezultatet e këtyre zgjedhjeve, do të zgjidhen emrat që do t’i zënë ulëset e deputetëve në Kuvendin e Kosovës, dhe ai që do të formoj Qeverinë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se deri në ora 15:00, kanë votuar 572 mijë…
Lajme
Sot, në të gjitha Komunat e Kosovës, po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale.
Nga rezultatet e këtyre zgjedhjeve, do të zgjidhen emrat që do t’i zënë ulëset e deputetëve në Kuvendin e Kosovës, dhe ai që do të formoj Qeverinë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se deri në ora 15:00, kanë votuar 572 mijë e 723 votues, apo plot 14 mijë e 477 votues më shumë se në periudhën e njëjtë kohore në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Duke u mbështetur në të dhënat preliminare që kemi marrë nga mbi 97% e vendvotimeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 15:00 është 572 mijë e 723 votues apo 28.97% nga 1 milionë e 999 mijë e 204 votues. Deri në të njëjtën kohë, në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025, sipas të dhënave nga rreth 91% e vendvotimeve, kishin votuar 28.32% apo 558,246 votues nga 1 milionë e 970 mijë e 944 votues”, ka njoftuar KQZ.
Në garë për kryeministër të Kosovës në këto zgjedhje janë të parët e pesë partive më të mëdha në vend, Albin Kurti nga VV, Bedri Hamza nga PDK, Lumir Abdixhiku nga LDK, Ramush Haradinaj nga AAK dhe Fatmir Limaj nga Nisma.
Për deputetë, garojnë nga të gjitha këto parti nga 110 kandidatë, si dhe edhe dhjetëra kandidatë nga parti të minoriteteve në vend. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë i KQZ-së: