KQZ pranon vendimin e PZAP: Palët kanë të drejtë ankese brenda 48 orëve në Gjykatën Supreme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka pranuar vendimin e PZAP për çështjen e certifikimit të Listës Srpska. Kështu ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi, i cili tha se palët kanë të drejtë të ankohen në Gjykatën Supreme brenda 48 orëve. “Mund t’iu konfirmoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar vendimin…

Lajme

24/08/2025 13:42

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka pranuar vendimin e PZAP për çështjen e certifikimit të Listës Srpska.

Kështu ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi, i cili tha se palët kanë të drejtë të ankohen në Gjykatën Supreme brenda 48 orëve.

“Mund t’iu konfirmoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me ankesën e paraqitur në këtë institucion. Ndaj këtij vendimi të PZAP-it, palët kanë të drejtë ankese brenda 48 orëve në Gjykatën Supreme. KQZ do të presë që vendimi të marrë formën e prerë”, deklaroi Elezi për lajmi.net.