KQZ: Pranohen rreth 110 mijë aplikime për votim jashtë Kosovës, mbi 7 mijë janë refuzuar ndërsa mbi 25 mijë janë ende në shqyrtim
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se më 17 maj në ora 23:59 është mbyllur periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës, për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Gjatë periudhës 6–17 maj 2026, shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit kanë mundur të aplikojnë për regjistrim: Përmes platformës elektronike…
Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se më 17 maj në ora 23:59 është mbyllur periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës, për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Gjatë periudhës 6–17 maj 2026, shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit kanë mundur të aplikojnë për regjistrim:
Përmes platformës elektronike
diaspora.kqz-ks.org
Përmes postës, duke dërguar aplikimin në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë.
✅ Në momentin e regjistrimit, votuesit kanë mundur të zgjedhin njërën nga këto forma votimi:
1️⃣ Votim fizik në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës
2️⃣ Dërgim të fletëvotimit me postë në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë
3️⃣ Dërgim të fletëvotimit me postë në kutitë postare të hapura nga KQZ jashtë Kosovës
KQZ ka njoftuar se sipas të dhënave preliminare:
- Janë pranuar gjithsej 142,803 kërkesa për regjistrim
- 109,696 janë aprovuar
- 7,325 janë refuzuar
- 25,702 mbeten në shqyrtim
“Nga aplikimet e aprovuara:
81,901 votues janë regjistruar për dërgimin e fletëvotimit në kuti postare jashtë Kosovës
2,855 për dërgimin në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë
24,940 janë regjistruar për votim fizik në përfaqësi diplomatike”, ka njoftuar KQZ.
Ata kanë njoftuar se ,otimi në përfaqësitë diplomatike mbahet më 6 qershor 2026, nga ora 07:00 deri në 19:00 sipas kohës lokale, ai përmes postës zhvillohet nga 25 maj deri më 6 qershor 2026.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të publikojë së shpejti adresat e kutive postare për pranimin e pakove me fletëvotime”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë: