KQZ përmbyll zgjedhjet lokale, certifikon rezultatet edhe të Kuvendit Komunal të Istogut

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur procesin e zgjedhjeve lokale 2025. KQZ në mbledhjen e sotme ka certifikuar rezultatin e fundit nga këto zgjedhje dhe që i takon Kuvendit Komunal të Istogut. Më herët, më 21 nëntor 2025, KQZ kishte certifikuar rezultatet përfundimtare për 37 kuvendet komunale Deçan, Gjakovë, Drenas, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë-Kosovë,…

Lajme

04/12/2025 15:19

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur procesin e zgjedhjeve lokale 2025. KQZ në mbledhjen e sotme ka certifikuar rezultatin e fundit nga këto zgjedhje dhe që i takon Kuvendit Komunal të Istogut.

Më herët, më 21 nëntor 2025, KQZ kishte certifikuar rezultatet përfundimtare për 37 kuvendet komunale Deçan, Gjakovë, Drenas, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë-Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Leposaviq, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Podujevë, Prizren, Skenderaj, Shtime, Shtërpcë, Suharekë, Ferizaj, Viti, Vushtrri, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.

Në këtë vendim të KQZ-së, nuk përfshihej rezultati i zgjedhjeve për Kuvendin Komunal të Istogut, pasi ende nuk ishte përmbyllur vendimmarrja lidhur me ankesën e një kandidati për anëtar të këtij Kuvendi Komunal. Ndërkaq, rezultatet e zgjedhjeve për kryetarë të komunave janë certifikuar në dy mbledhje të ndryshme.

Fillimisht, më 3 nëntor, KQZ ka certifikuar rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve për kryetarë të 35 komunave, ndërkaq më 8 nëntor rezultatet e tri komunave të tjera. Nga numri i përgjithshëm i komunave, në 20 prej tyre fituesit janë zgjedhur në raundin e parë, si: Deçan, Drenas, Kamenicë, Leposaviq, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Podujevë, Skenderaj, Shtime, Shtërpcë, Ferizaj, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Hani i Elezit, Graçanicë, Ranillug, Partesh dhe Mitrovicë e Veriut.

Rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave, janë certifikuar më 27 nëntor për 18 komuna: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë dhe Kllokot./kp