KQZ: Përfundon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në 13 QKN, po vazhdon numërimi në 25 të tjera

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se po vazhdon procesi i numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit dhe Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, të votave nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që janë mbajtur më 7 qershor 2026. Në QKN po vazhdon procesi i verifikimit të rezultateve të subjekteve politike nga formularët e…

Lajme

10/06/2026 09:59

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se po vazhdon procesi i numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit dhe Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, të votave nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që janë mbajtur më 7 qershor 2026.

Në QKN po vazhdon procesi i verifikimit të rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve, dhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 7 qershor 2026.

“Deri më tani (e mërkurë, 10 qershor 2026, ora 09:00) procesi i verifikimit dhe numërimit ka përfunduar në 13 Qendra Komunale të Numërimit, ndërkaq, numri i përgjithshëm i vendvotimeve të procesuara dhe që i takojnë të gjitha QKN-ve (38) është 1,379 nga 2,498 vendvotime apo 55.20%.  Qendrat Komunale të Numërimit të cilat kanë përfunduar këto aktivitete janë: (e hënë, 8 qershor, 24:00) Junik (6/6); Shtërpcë (17/17); Hani i Elezit (11/11); Partesh (7/7); Mamushë (5/5), (e martë, 9 qershor, 24:00) Zubin Potok (15); Zveçan (11); Kllokot (8); Novobërdë (23/23); Obiliq (34/34); Shtime (33/33); Ranillug (10/10); dhe Mitrovicë e Veriut (21/21)”, thuhet në njoftim të KQZ-së.

Procesi i numërimit po vazhdon edhe në 25 QKN të tjera si: Leposaviq (19/25), Graçanicë (27/33), Kaçanik (34/44), Kamenicë (43/46), Deçan (39/48), Dragash (42/57), Istog (42/60), Fushë Kosovë (31/62), Klinë (44/62), Viti (49/62), Skenderaj (41/71), Malishevë (39/72), Drenas (44/73), Rahovec (54/75), Lipjan (49/83), Suharekë (43/86), Vushtrri (38/89), Mitrovicë e Jugut (60/100), Podujevë (58/103), Gjilan (48/127), Pejë (62/135), Gjakovë (59/144), Ferizaj (76/146), Prizren (77/232), Prishtinë (60/262)

“Pas përfundimit të numërimit të çdo vendvotimi, të dhënat janë duke u transmetuar në platformën e KQZ-së për rezultate“, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/

Njoftimi i plotë: