KQZ përditëson daljen e qytetarëve në zgjedhje, deri në ora 17:00 dalin 27,26%
Sot, në vend po mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në 18 komuna të Kosovës. Deri në përditësimin e fundit të KQZ-së, për të votuar kanë dal 27,05% të qytetarëve me të drejtë vote, shkruan lajmi.net. Këto të dhëna janë përditësuar në ora 17:24 minuta dhe përfshijnë vetëm votimet e rregullta dhe nuk përfshijnë…
Lajme
Sot, në vend po mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në 18 komuna të Kosovës.
Deri në përditësimin e fundit të KQZ-së, për të votuar kanë dal 27,05% të qytetarëve me të drejtë vote, shkruan lajmi.net.
Këto të dhëna janë përditësuar në ora 17:24 minuta dhe përfshijnë vetëm votimet e rregullta dhe nuk përfshijnë votimet me kusht apo me postë.
Saktësisht kanë votuar 258 mijë e 897 qytetarë nga 1 milionë e 316 mijë e 672 qytetarë me të drejtë vote. Ndërsa janë procesuar 1 mijë e 537 vendvotime nga gjithsej 1 mijë e 628. /Lajmi.net/
