KQZ: Për dy raundet e zgjedhjeve lokale, planifikohen të shtypen rreth 5 milionë fletëvotime

Për zgjedhjet për Kuvende Komunale dhe dy raundet për Kryetar Komune planifikohen të shtypen rreth 5 milionë fletëvotime 4 milionë e 850 mijë fletëvotime do të shtypen për zgjedhjet për Kuvende Komunale dhe për dy raundet e zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, të cilat do të mbahen në vjeshtë. Shifrat për numrin e fletëvotimeve që…

Lajme

02/07/2025 13:59

Për zgjedhjet për Kuvende Komunale dhe dy raundet për Kryetar Komune planifikohen të shtypen rreth 5 milionë fletëvotime

4 milionë e 850 mijë fletëvotime do të shtypen për zgjedhjet për Kuvende Komunale dhe për dy raundet e zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, të cilat do të mbahen në vjeshtë.

Shifrat për numrin e fletëvotimeve që planifikohen të bëhen për dy llojet e zgjedhjeve në nivelin lokal, u bënë të ditura në mbledhjen e KQZ-së, të mbajtur të mërkurën, ku KQZ mori vendim për të miratuar specifikat që kanë të bëjnë me fletëvotimet.

Sipas vendimit të KQZ-së, për raundin e parë të zgjedhjeve për Kryetar të Komunave do të shtypen 1,800,000 fletëvotime, ndërkaq për raundin e dytë, planifikohen të shtypen 1,250,000 sosh.

Po sipas vendimit të KQZ-së, në zgjedhjet për Kuvende Komunale do të shtypen 1,800,000 fletëvotime.

Bazuar në të dhënat e raportit të Listës Preliminare të Votuesve, numri i qytetarëve me të drejtë për Zgjedhjet Lokale të 12 tetorit është: 2,075,868 votues.