KQZ: Partitë kanë 102 ditë të aplikojnë për certifikim dhe dorëzim të listës së kandidatëve për deputetë

Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar se është duke vazhduar periudha për aplikim të subjekteve politike për certifikim dhe dorëzim të listës së kandidatëve për deputetë, në zgjedhjet të cilat do të zhvillohen më 9 shkurt 2025. Gjatë periudhës 102 ditore, e cila ka nisur nga 1 shtatori e do të zgjasë deri më 11 dhjetor…

Lajme

24/09/2024 14:11

Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar se është duke vazhduar periudha për aplikim të subjekteve politike për certifikim dhe dorëzim të listës së kandidatëve për deputetë, në zgjedhjet të cilat do të zhvillohen më 9 shkurt 2025.

Gjatë periudhës 102 ditore, e cila ka nisur nga 1 shtatori e do të zgjasë deri më 11 dhjetor të këtij viti, kërkesat për certifikim nga subjektet politike duhet të dorëzohen në KQZ, përkatësisht në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike.

KQZ-ja njofton se gjatë kësaj kohe, partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur duhet të dorëzojnë listën e kandidatëve për deputetë.

Të gjitha detajet për periudhën e aplikimit për certifikim të subjekteve politike janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org (Shërbimet e KQZ-së > Shërbimet për subjekte politike > Certifikimi i subjekteve politike) apo në vegzën direkte: https://kqz-ks.org/sherbime-per-subjektet-politike/certifikimi-i-subjekteve-politike/.