KQZ: Nuk ka vendim për të përjashtuar nga numërimi votat nga Greqia
KQZ nuk ka përjashtuar nga numërimi dhe vlerësimi votat që kanë ardhur nga Greqia. Përmes një njoftimi zyrtar nga zëdhënësja Drilona Hoxhaj, vendimi i një dite më parë ka të bëjë vetëm mirë administrimin. KQZ: Sqarojmë se nuk ka vendim të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për të përjashtuar nga numërimi dhe vlerësimi i votave të…

Lajme
KQZ nuk ka përjashtuar nga numërimi dhe vlerësimi votat që kanë ardhur nga Greqia.
Përmes një njoftimi zyrtar nga zëdhënësja Drilona Hoxhaj, vendimi i një dite më parë ka të bëjë vetëm mirë administrimin.
Vendimi i marrë një ditë më parë, ka si qëllim vetëm mirë administrimin e dokumentacionit zgjedhor të votuesve nga jashtë, gjatë kohës kur ky dokumentacion, shqyrtohet nga numëruesit dhe komisionet përkatëse të administrimit të numërimit dhe dhe vlerësimit të votave nga jashtë për 12 qarqet e vendit.
Komentet dhe opinionet kundërshtuese për këtë akt janë mosonjohje e faktit dhe me raste edhe spekulime.