KQZ nuk e certifikon listën e kandidatëve të Listës Serbe

KQZ po mbanë mbledhjen e radhës në të cilën janë duke u certifikuar listat e kandidatëve të subjekteve politike për deputet. Teksa në rend dite është certifikimi i listës së votuesve brenda dhe jashtë vendit për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ajo nuk ka kaluar pasi ka qenë Sami Kurteshi, nga LVV-ja, i cili deklaroi se…

Lajme

10/12/2025 16:26

KQZ po mbanë mbledhjen e radhës në të cilën janë duke u certifikuar listat e kandidatëve të subjekteve politike për deputet.

Teksa në rend dite është certifikimi i listës së votuesve brenda dhe jashtë vendit për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ajo nuk ka kaluar pasi ka qenë Sami Kurteshi, nga LVV-ja, i cili deklaroi se është kundër certifikimit të këtij subjekti dhe listës së deputetëve të saj.

Kësisoj me tre vota pro 2 kundër nga anëtarët e VV-së Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi dhe gjashtë abstenime nuk kaloi certifikimi i listës së deputetëve të Listës Serbe.

Po ashtu në këtë mbledhje do të trajtohet edhe rekomandimi për qendrat e votimit dhe numri i vendvotimeve në përfaqësitë diplomatike. /Lajmi.net/