KQZ nis shpenzimin e parave, mbi 330 mijë euro vetëm për shtypjen e materialeve zgjedhore

KQZ ka njoftuar për dhënien e kontratës për shtypjen e materialeve zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme që do ta mbahen më 6 tetor.

Lajme

18/09/2019 13:47

Materialet e ndryshme dhe artikujt për printim do t’i kushtojnë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve plot 330 mijë e 650 euro, shkruan lajmi.net.

Kontrata LOT1 për shtypjen e formularëve Zgjedhor për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës 2019 i është dhënë ndërmarrjes tregtare grafike “Blendi”.

Kontrata në fjalë kap vlerën e 88 mijë e 998 euro.

Për LOT2, për shtypjen e Listave Preliminare, Komunale dhe Përfundimtare të Votuesve për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës 2019, kontrata i është dhënë të njëjtës kompani të lartë përmendur.

Vlera e saj kap vlerën prej 29 mijë e 178 euro.

Për LOT3, për shtypjen dhe paketimin e pakove të trajnimit për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës 2019, KQZ ia ka dhënë kontratën grupit të Operatorëve Ekonomik MEDIATECH & PRINT SH.P.K.; EUROPRINTY.

Kontrata kap vlerën prej 23 mijë e 394 euro.

Ndërkaq për LOT4, për shtypjen e doracakut të trajnimit për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, KQZ ia ka dhënë kontratën grupit të Operatorëve Ekonomik MEDIATECH & PRINT SH.P.K.; EUROPRINTY.

E njëjta kap vlerën prej 11 mijë e 850 eurosh,.

Për LOT5, kontrata në vlerë prej 74 mjë e 450 eurosh i është dhënë operatorit ekonomik “Digi Print”.

Ky operator do të ketë për detyrë shtypjen e distinktivëve (bexhave) për KVV dhe Vëzhgues për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës 2019.

Vlera totale e kontratave të ndara kap vlerën e 330 mijë e 650 eurove. /Lajmi.net/