KQZ nis publikimin e rezultateve për kandidatët për deputetë, procesi shtrihet në 38 Qendra Komunale të Numërimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur transmetimin e rezultateve për kandidatët për deputetë në platformën zyrtare të zgjedhjeve parlamentare 2026. Sipas KQZ-së, të dhënat e para janë publikuar nga Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) në 15 komuna, ku procesi i numërimit dhe verifikimit ka filluar që nga paraditja e së hënës. Këto komuna përfshijnë:…

Lajme

08/06/2026 19:26

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur transmetimin e rezultateve për kandidatët për deputetë në platformën zyrtare të zgjedhjeve parlamentare 2026.

Sipas KQZ-së, të dhënat e para janë publikuar nga Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) në 15 komuna, ku procesi i numërimit dhe verifikimit ka filluar që nga paraditja e së hënës. Këto komuna përfshijnë: Leposaviq, Novobërdë, Obiliq, Shtime, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.

Ndërkohë, pasditen e së hënës ka nisur puna edhe në QKN-të e 23 komunave të tjera, përfshirë: Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Ferizaj, Gjilan dhe të tjera komuna në gjithë vendin.

Në këto qendra po zhvillohet numërimi i votave për kandidatët për deputetë, si dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike, bazuar në formularët e plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve.

Sipas KQZ-së, pas përfundimit të numërimit në secilin vendvotim, rezultatet do të publikohen gradualisht në platformën zyrtare të zgjedhjeve.

Në bazë të ligjit, votat për subjektet politike numërohen në vendvotime menjëherë pas votimit, ndërsa votat për kandidatët dhe verifikimi i rezultateve kryhen në Qendrat Komunale të Numërimit. /Lajmi.net/