KQZ nis mbledhjen, pritet vendim për rinumërimin e qindra vendvotimeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur mbledhjen, në të cilën pritet të merret një vendim i rëndësishëm lidhur me procesin zgjedhor të 28 dhjetorit. Ndonëse KQZ kishte paralajmëruar më herët se shpallja e rezultateve përfundimtare do të bëhej vetëm pas përfundimit të ankesave në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) dhe në Gjykatën…

Lajme

13/01/2026 15:37

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur mbledhjen, në të cilën pritet të merret një vendim i rëndësishëm lidhur me procesin zgjedhor të 28 dhjetorit.

Ndonëse KQZ kishte paralajmëruar më herët se shpallja e rezultateve përfundimtare do të bëhej vetëm pas përfundimit të ankesave në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) dhe në Gjykatën Supreme, një zhvillim i papritur mund të ndryshojë këtë plan.

Pak më parë u raportua se, KQZ pritet të vendosë për rinumërimin e qindra vendvotimeve nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Derisa vendimi eventual për rinumërim mund të ndikojë drejtpërdrejt në afatet për shpalljen e rezultateve përfundimtare, ndërsa mbledhja e KQZ-së pritet të sqarojë hapat e mëtejmë të këtij procesi zgjedhor. /Lajmi.net/