KQZ: Në QNR vazhdon numërimi i votave me postë, rreth 16 mijë pako të aprovuara

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në QNR po vazhdon numërimi i pjesës së dytë të fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, respektivisht votimit përmes postës. KQZ thotë se janë aprovuar 16 mijë pako me fletëvotime, raporton lajmi.net “Në vazhdim të procesit të numërimit do të përfshihen fletëvotimet nga votimi përmes postës të…

Lajme

07/01/2026 17:55

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në QNR po vazhdon numërimi i pjesës së dytë të fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, respektivisht votimit përmes postës.

KQZ thotë se janë aprovuar 16 mijë pako me fletëvotime, raporton lajmi.net

“Në vazhdim të procesit të numërimit do të përfshihen fletëvotimet nga votimi përmes postës të tërhequra më 2 dhe 5 janar 2026 nga kutitë postare jashtë Kosovës dhe që deri më tani janë sjellur në Kosovë”.

“Më 2 janar, nga 9 kutitë postare në Pragë, Londër, Paris, Zagreb, Stokholm, Stamboll, New York, Kanbera dhe Kopenhagë, janë tërhequr 8,180 pako të tjera me fletëvotime, ndërkaq më 5 janar, nga 13 kutitë postare, në: Tiranë, Berlin, Vjenë, Bernë, Bruksel, Hagë, Podgoricë, Oslo, Shkup, Otavë, Ljublanë, Romë dhe Prishtinë, janë tërhequr 11,867 pako me fletëvotime. Deri më tani, pjesa më e madhe e këtyre pakove janë sjellur në Kosovë dhe i janë nënshtrur verifikimit dhe vlerësimit. Prej tyre, janë aprovuar rreth 16 mijë dhe ato janë duke u numëruar.”

KQZ shton se ende nuk janë sjellur në Kosovë edhe 3 mijë e 185 fletëvotime që janë tërhequr më 2 janar dhe 5 janar në Paris, Berlin, Hagë, Podgoricë dhe Otavë.

“Ende nuk janë sjellur në Kosovë edhe 3,185 pako me fletëvotime, që janë tërhequr më 2 dhe 5 janar nga kutitë postare në Paris (1,962), Berlin (633), Hagë (61), Podgoricë (125), dhe Otavë (404)”./Lajmi.net/