KQZ: Në QNR rinumërohen rreth 95% e votave, procesi vazhdon në Prishtinë, Podujevë, Suharekë dhe Shtërpce
Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar se në QNR janë rinumëruar rreth 95 për qind apo 2,414 vendvotime. Procesi i numërimit po vazhdon në Prishtinë, Podujevë, Suharekë dhe në Shtërpce. “Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen”,…
Lajme
Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar se në QNR janë rinumëruar rreth 95 për qind apo 2,414 vendvotime.
Procesi i numërimit po vazhdon në Prishtinë, Podujevë, Suharekë dhe në Shtërpce.
“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen”, transmeton lajmi.net.
Njoftimi i plotë:
Në QNR rinumërohen rreth 95% apo 2,414 nga 2,557 vendvotime, procesi vazhdon në Prishtinë, Podujevë, Suharekë dhe Shtërpcë
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.
Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e premte, 30 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar rreth 95% apo 2,414 nga 2,557 vendvotime.
Në platfomën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/ në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi./Lajmi.net/