KQZ në Maqedoni për vëzhgimin e zgjedhje
KQZ e Kosovës e kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka, është duke qëndruar sot në Maqedoni, për të vëzhguar nga afër zgjedhjet parlamentare të cilat do të mbahen nesër.
Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhor i Kosovës, është duke qëndruar në Maqedoni për të vëzhguar nga afër zgjedhjet parlamentare të cilat mbahen nesër më (27 prill).
Me ftesë të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve të Maqedonisë, Delegacioni i KQZ i kryesuar nga kryetarja , Valdete Daka është pritur në takim nga kryetari i KSHZ-së, Nikolla Rilkoski dhe anëtarë të tjerë.
Rilkoski informoi delegacionin kosovar lidhur me përgatitjet që janë bërë për zgjedhjet e së dielës.
Ndërkaq, Kryetarja e KQZ-së, Daka pasi falënderoi për mikpritjen dhe ftesën për të vëzhguar zgjedhjet në Republikën e Maqedonisë, uroi që dita e zgjedhjeve të shkojë mbarë, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga KQZ.
Gjatë këtij takimi u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve edhe në të ardhmen.