KQZ ndan mbi 3.6 milionë euro për subjektet politike për vitin 2025- VV kundërshton ndarjen e mjeteve për Listën Serbe
Komisioni Qendror Zgjedhor është duke zhvilluar mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje në kuadër të rendit të ditës janë disa pika. KQZ-ja në këtë mbledhje ka miratuar rekomandimin e Zyrës për ndarjen e mjeteve financiare nga Fondi për Mbështetjen e Subjekteve Politike, kurse ndarja e mjeteve për Listën Serbe u kundërshtua nga Vetëvendosje. Ushtruesi i…

Lajme
Komisioni Qendror Zgjedhor është duke zhvilluar mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje në kuadër të rendit të ditës janë disa pika.
KQZ-ja në këtë mbledhje ka miratuar rekomandimin e Zyrës për ndarjen e mjeteve financiare nga Fondi për Mbështetjen e Subjekteve Politike, kurse ndarja e mjeteve për Listën Serbe u kundërshtua nga Vetëvendosje.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Sekretariatit të KQZ-së, Besnik Buzhala tha se ndarja e mjeteve financiare për periudhën 1 prill deri më 31 dhjetor 2025 është paraparë të jetë në vlerë 3,670,800 euro.
Këto mjete ndahen për 15 subjekte politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, transmeton lajmi.net.
Përpos kësaj është paraparë ndarja e mjeteve shtesë për mbështetjen e punës së deputetëve, në vlerë prej 106,898, 31 euro, bazuar në rezultatin e certifikuar të zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit 2021.
E në këtë mbledhje u deklarua edhe anëtari i KQZ-së nga radhët e Vetëvendosjes, Sami Kurteshi.
Kurteshi deklaroi kundërshtimin e tij për ndarjen e fondeve për Listën Serbe.
“Unë i votoj këto ndarje. Votoj kundër për Listën Serbe në çdo rast,” tha Kurteshi./Lajmi.net/