KQZ miraton fletëvotimet për zgjedhjet e 9 shkurtit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar të mërkurën dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimeve për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit. Kundër kësaj pike të rendit të ditës ishin anëtarët e KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, me arsyetimin se në këto fletëvotime është e përfshirë edhe Lista Serbe. Numri i përgjithshëm i votuesve për zgjedhjet e 9…
Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar të mërkurën dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimeve për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit.
Kundër kësaj pike të rendit të ditës ishin anëtarët e KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, me arsyetimin se në këto fletëvotime është e përfshirë edhe Lista Serbe.
Numri i përgjithshëm i votuesve për zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë, është mbi 2 milionë e 75 mijë.
Ndërkaq, numri i personave që janë regjistruar për votim jashtë Kosovës është rreth 105 mijë votues.