KQZ merr disa vendime, miraton edhe planin e sigurisë për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë disa vendime për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor, 2025, mes të cilave plani operacional i sigurisë në Zgjedhjet Lokale. Në fillim të mbledhjes KQZ bëri të ditur se jashtë Kosovës janë regjistruar 43,933 shtetas. Në periudhën 25-ditore (17 shtator – 11 tetor 2025) rreth 43,933…

Lajme

17/09/2025 15:09

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë disa vendime për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor, 2025, mes të cilave plani operacional i sigurisë në Zgjedhjet Lokale.

Në fillim të mbledhjes KQZ bëri të ditur se jashtë Kosovës janë regjistruar 43,933 shtetas.

Në periudhën 25-ditore (17 shtator – 11 tetor 2025) rreth 43,933 shtetas deri më tani kanë arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës.

Në mbledhjen e KQZ-së janë miratuar edhe disa vendime si: pagesa e stafit të angazhuar për votim, si dhe pjesëmarrje e KQZ si vëzhguese në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut.