KQZ mblidhet sot për shpalljen e rezultateve përfundimtare nga balotazhi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mblidhet për të mbajtur mbledhjen e radhës. Në rendin e ditës parashihet që KQZ të diskutojë rreth certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 12 tetor, si dhe do të shpallin rezultatet e balotazhit që u mbajt më 9 nëntor. Po në rend dite parashihet…

Lajme

21/11/2025 08:25

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mblidhet për të mbajtur mbledhjen e radhës.

Në rendin e ditës parashihet që KQZ të diskutojë rreth certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 12 tetor, si dhe do të shpallin rezultatet e balotazhit që u mbajt më 9 nëntor.

Po në rend dite parashihet të shqyrtohen dhe miratohen analiza e votave me asistencë për zgjedhjet lokale.

Kjo mbledhje është paraparë të nisë me fillim nga ora 15:00.

Rend i plotë i ditës:

1.Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së;

2.Certifikimi i rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve Lokale në Republikën e Kosovës për Kuvendet Komunale, të mbajtura më 12 tetor 2025

3.Shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve lokale në Republikën e Kosovës për Kryetar Komune, të raundit të dytë, të mbajtura më 9 nëntor 2025

4.Këshillat e KQZ

4.1.Këshilli për Operacione Zgjedhore

4.1.1.Shqyrtimi dhe miratimi i Analizës së votave me asistencë për zgjedhjet lokale 2025

4.2.Këshilli për Buxhet dhe Financa

4.2.1.Shqyrtimi dhe miratimi i raportit nëntë mujor financiar 2025

4.2.2.Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit për shpenzimet e derivateve për periudhën janar-shtator 2025

5.Të ndryshme.